Flash

I riu u gjet i pajetë në digën e HEC-it, policia jep detaje

Lapsi.al 9 September 2019
I riu u gjet i pajetë në digën e HEC-it, policia jep detaje

Pasi trupi i pajetë i një mashkulli u gjet në digën e HEC-it të Rrapunit në Librazhd, Policia ka dalë në një deklaratë zyrtare ku tregon se viktima është identifikuar, ndërsa bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B.K., 27 vjeç, banues në Njësinë Administrative Lunik.

Ka qenë roja i HEC-it ai që ka njoftuar policinë se kishte parë një person të futej në digë dhe më pas u zhduk pa lënë gjurmë.

NJOFTIMI I POLICISË 

Në lidhje me informacionin e dhënë nga roja i digës së HEC-it të Rrapunit, Librazhd se gjatë mbrëmjes së djeshme një shtetas ishte futur në hidrocentral dhe nuk ka dalë më, Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me punonjësit e HEC-it është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të shtetasit B .K., 27 vjeç, banues në Njësinë Administative Lunik, Librazhd. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI