Flash

Incidenti/ Rrufeja godet avionin ku po udhëtonte Ivica Daçiç

Lapsi.al 3 September 2019
Incidenti/ Rrufeja godet avionin ku po udhëtonte Ivica Daçiç

Momente tmerri ka përjetuar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç. Avioni me të cilin ai po udhëtonte u godit nga rrufeja teksa ai ishte duke fluturuar mbi Lubjanën në Slloveni.

Mediat serbe raportojnë se goditja e rrufesë shkaktoi panik, por për fat të mirë nuk pati pasoja në njerëz.

Pas ngjarjes, piloti ka bërë ulje të detyruar në aeroportin më të afërt të Sllovenisë.

“U dëgjua një shpërthim i vogël, u pa një ndezje. Por askush nuk mund të bënte asgjë për ne”, citohet të ketë thënë Ivica Daçiç.

Raportohet se një stuhi e fortë goditi Slloveninë dhe Kroacinë, ku u regjistruan më shumë se 20,000 rrufe në vetëm dy orë.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI