Ilir Meta ka reaguar pasi Komisioni i Ekonomisë hodhi poshtë katë dekretet e tij për 4 ligje që i kishte kthyer Kuvendit.
Meta thirret për të dëshmuar në Komisionin Hetimor
Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës për privatizimet
REAGIMI I PLOTE I KREUT TE SHTETIT ILIR META
Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë. Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj. Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!
