Flash

35-vjeçari nuk shfaq pendesë për vrasjen e babait: E godita për ta vrarë!

Lapsi.al 3 September 2019
35-vjeçari nuk shfaq pendesë për vrasjen e babait: E godita

Një ditë pasi vrau me sëpatë të atin, 35-vjeçari Arjan Shahaj iu përgjigj grupit hetimor i qetë dhe tepër gjakftohtë. 35-vjecari nuk ka shfaqur asnjë pendesë për vrasjen e të atit, madje tha se e goditi qëllimisht me sepatë për ta lënë të vdekur atë. Duke rrëfyer ngjarjen Arjan Shahaj pranoi autoresinë e krimit të rëndë dhe shpjegoi se e vrau të atin pasi ai e keqtrajtonte.

Në dëshminë e tij 35-vjeçari tha se e kreu aktin e rëndë me vetëdije të plotë pas dhunës që pretendonte se babai i moshuar ushtronte ndaj tij. Arjan Shahaj, i cili vuan nga probleme të shendetit mendor që pas përfundimit të gjimnazit, e vrau të atin në një pyll të fshatit Shalës në Memaliaj ku kishin shkuar për të prerë dru.

35 vjeçari ka qenë i dënuar me 12 vjet burg për tentativë vrasjeje të bashkëfshatarit të tij, ngjarje e ndodhur në vitin 1998. Pasi kreu dënimin ai la qelinë e burgut 10 vite më parë, por edhe pas kësaj Arjan Shahaj nuk rreshti se kryeri krime në familjen e tij pasi tentoi të vriste të ëmën dhe pak kohë më vonë edhe një kushëririn e tij.

Të këshilluara

Si po i rrezikon Shqipëria fondet e BE-së

Shqipëria dhe disa vende të Ballkanit Perëndimor u përfshinë në listën gri bashkë me 36 vende të tjera për rrezikun që mbart për mashtrimet me taksat dhe evazio...

08:07

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI