Flash

Ambasada Amerikane shpërndan një dokumentar për reformën në drejtësi që do e kishin zili dhe kineastët e Brezhnjevit (Video)

Lapsi.al 2 September 2019
Ambasada Amerikane shpërndan një dokumentar për reformën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar sot një video propagandistike, me një përmbledhje të zyrtarëve shqiptarë, që kanë ngecur në “rrjetën” e Vettingut. Aty thuhet se më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë (afro gjysma e te testuarve) janë shkarkuar, për shkak se nuk justikonin pasurinë dhe kontakteve të papërshtatshme me botën e krimit. Por ndërsa i thurren lavde spastrimit të të korruptuarve në dokumentar mbeten të errëta arsyet se përse vendi ka mbetur pa Gjykatë të Lartë e cila duhet të shqyrtojë aktualisht deri në 32 mijë dosje dhe Gjykatë Kushtetuese që duhet të shqyrtojë 72 çështje. Të gjithë të intervistuarit që flasin shprehen me nota pozitive dhe përpos një sinkroni të presidentit Meta nuk ka asnjë zë që shpreh qoftë edhe dyshimin më të vogël për difektet e asaj që po ndodh. Në këtë pikpamje këtij dokumentari të mbështetur nga Ambasada Amerikane do ia kishin zili edhe prodhimet ruse të kohës së Brezhnjevit.

©Lapsi.al

 

 

https://youtu.be/1BrZM7_xjeQ

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Durrës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër. Aksidenti ka ndodhur në ...

17:42

Për ata që presin mrekullinë e shtatorit

Nga Astrit Patozi Nuk mbahet mend sa vite u bënë që në vjeshtë premtohen të ndodhin zhvillime të papara politike, për të cilat flitet se do t’ia ndryshojnë s...

17:06

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI