Flash

Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla

BE thuajse e braktisi modelin paqësor dhe i dha prioritet të fortit dhe të korruptuarit në pushtet. Madje, ambasadori i BE në Tiranë e mbylli karrierën e Tiranë me një dekoratë nga i forti i Shqipëtisë

14:37 Nebi Bardhoshi

Zbulohet skenari, PS do të rrëzojë të gjitha dekretet e Metës

Lapsi.al 2 September 2019
Zbulohet skenari, PS do të rrëzojë të gjitha dekretet e

Kuvendi pritet të miratojë kalendarin e punës së tre javëve të ardhshme. Në konferencën e kryetarëve, të mbledhur paradite, është vendosur që Parlamenti të nisë me shqyrtimin dekreteve të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ka kthyer për rishqyrtim 9 ligje.

Kështu, në dy seanca, atë të 12 dhe 19 shtatorit, do të shqyrtohen e më pas do të votohen këto dekrete.

Në seancën e 12 shtatorit, pasi të kalojnë në komisionet përkatëse parlamentare, është parashikuar votimi i dekreteve për ligjin: “Për rezervat materiale të shtetit”, “Për privatizimin e ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta”, “Për vetëqeverisjen vendore”” dhe ai “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.

Ndërkohë që në seancën e 19 shtatorit, do hidhen për votim dekretet presidenciale për ndryshimet në: “Kodi Penal”, si dhe ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, dy ligjet për ndërtimin e rrugëve Orikum – Dukat dhe Milot -Balldren”, si dhe ligji për “Për Akademinë e Shkencave”.

Mësohet se mazhoranca socialiste do t’i rrëzojë të gjitha këto dekrete të Presidentit.

Po ashtu, një tjetër moment i rëndësishëm i këtij sesioni është edhe vijimi i punës së komisionit hetimor parlamentar, për shkarkimin e Presidentit Meta, i ngritur me kërkesën e PS, pasi gjykon se dekreti i 10 Qershorit për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit ishte antikushtetues. Por deri në vendimin final, mazhoranca do presë opinionin e Komisionit të Venecias, një delegacion i të cilit pritet të zhvillojë një vizitë nga data 9 deri në 11 shtator.

Të këshilluara

Gjendet i mbytur një person në Shëngjin

Një person është gjetur i mbytur në Shëngjin. Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima është Esnik Marlika, nga Kruja.  Policia është njoftuar nga pushue...

08:50

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI