Flash

VIDEO/ Fermerët e Korçës në protestë, hedhin prodhimet në rrugë: Bashkia na ka mbyllur tregun

Lapsi.al 2 September 2019
VIDEO/ Fermerët e Korçës në protestë, hedhin

Mëngjesi i kësaj të hëne i ka gjetur në protestë me dhjetra fermerë të tregut të fruta-perimeve në qytetin e Korçës.

Shkak për zhvillimin e kësaj proteste është bërë vendimi i Bashkisë për të mos lejuar fermerët që të shesin me pakice në territorin e tregut të shumicës,pas hapjes së Markatës së re, me arsyetimin e shmangies së konkurrencës së pandershme.

Tregtarët janë grumbulluar duke bllokuar unazën e qytetit, që ka sjellë për pasojë rradhë të gjata  mjetesh dhe kaos në trafik. Në shenjë proteste, tregtarët kane hedhur prodhimet në rrugë.

"Kemi 20 vite që punojmë. Sot na është bllokuar hyrja në treg nga Bashkia. Duam të drejtën tonë! Duam të shesim, nuk kemi të ardhura të tjera! Bashkia nuk na sqaron dhe  na ka mbyllur derën në kulmin e prodhimit”, - u shpreh për mediat një prej protestuesve.

 

https://youtu.be/3ckoNyfAKpo

 

https://youtu.be/dH1Z5-9Rcak

 

https://youtu.be/dFCmaYk_K-o

Të këshilluara

Gjendet i mbytur një person në Shëngjin

Një person është gjetur i mbytur në Shëngjin. Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima është Esnik Marlika, nga Kruja.  Policia është njoftuar nga pushue...

08:50

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI