Makina me të cilën udhëtonin 4 futbollistë është aksidentuar sot pasdite në aksin Elbasan-Librazhd.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Qukës.
Katër sportistët e aksidentuar janë: Ermir Lojku; Klajdi Hoxha; Funel Kushta dhe Orgest Tocka.
Të aksidentuarit sapo kanë mbërritur në Spitalin e Librazhdit ku po marrin ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje për të mësuar rreth shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/09/WhatsApp-Video-2019-09-02-at-19.11.28.mp4"][/video]