Flash

Tiranë/ Aksident te "Rruga e Burgut”, 3 persona të plagosur (FOTO)

Lapsi.al 30 August 2019
Tiranë/ Aksident te "Rruga e Burgut”, 3 persona të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë tek Rruga “Jordan Misja” në kryeqytet, që njihet ndryshe edhe si “Rruga e Burgut”.

Nga informacionet paraprake mësohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe  për pasojë ka depërtuar në brendësi të ambienteve të një dyqani, duke shkaktuar 3 të lënduar.

Sipas dëshmisë së një të pranishmi në vendngjarje, të plagosurit, që ndodhen jashtë rrezikut për jetën, po konsumonin kafe në këtë pikë shitjeje në momentin e aksidentit.

Forcat policore kanë mbërritur në terren për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI