Flash

+18/ Publikohen videot intime të politikanëve iranianë

Lapsi.al 29 August 2019
+18/ Publikohen videot intime të politikanëve iranianë

Dy video me përmbajtje seksuale të politikanëve iranianë janë publikuar në rrjetet sociale nga aktivistë që përpiqen të nxjerrin në pah hipokrizinë e zyrtarëve që predikojnë moralin. Sipas “Daily Mail”, videoja e parë u postua në internet në 4 gusht dhe thuhet se ka kapur Ali Mohammad Ahmadi, ish-guvernatori i Kohgiluyeh Boyer Ahmad, duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua.

Burime të sigurta i thanë mediave lokale se Ahmadi ishte tentuar të rekrutohej nga një agjenci e huaj inteligjence e cila u përpoq ta detyronte të udhëtonte në Kanada dhe të merrte pjesë në një shfaqje televizive kritike për qeverinë iraniane. Ata pretenduan se videoja 4-minutëshe, që besohet se është filmuar me një aparat fotografik të fshehur, më pas u publikua për shkak të refuzimit të Ahmadi.

Një bashkëpunëtore e ngushtë e Ahmadit u betua se gruaja në video ishte gruaja e tij e ligjshme. Ahmadi është përshkruar si një reformist dhe centrist dhe ka lidhje të ngushta me qeverinë e Presidentit Hassan Rouhani. Kohët e fundit ai dha dorëheqjen nga pozita e tij si guvernator për të filluar fushatën për zgjedhjet legjislative të shkurtit 2020.

Një tjetër video u publikua më 9 gusht dhe tregoi kryetarin e Sadrës, Abbas Malekzadeh lakuriq duke përkëdhelur një femër nudo. Videoja, që mendohet se është filmuar nga Malekzadeh, është publikuar 4 ditë pasi politikani u arrestua për korrupsion, së bashku me 3 persona të tjerë nga këshilli i qytetit. Video është 8-minutëshe dhe gruaja nuk ishte bashkëshortja e tij. Më vonë u raportua se ajo punon për një kompani ajrore iraniane.

Shkurorëzimi dhe seksi jashtë martesës janë të paligjshme sipas ligjit iranian dhe mund të pasohet deri me dënime deri me vdekje. Videot seksuale me politikanë shfaqen për herë të parë në Iran që nga themelimi Republikës Islamike të Iranit në 1979, shkruan “Daily Mail”. Por, ky nuk është skandali i parë që godet zyrtarët, pasi në vitin 2007, Reza Zarei, shefi i policisë në Teheran, u arrestua në një bordello me 6 gra. Ai kaloi 4 muaj në burg para se të dilte në pension të parakohshëm.

The first video (pictured) was posted online on August 4 and is said to have captured Ali Mohammad Ahmadi - the former governor of Kohgiluyeh and Boyer-Ahmad - having sexual relations with a woman

A second was leaked on August 9, and reportedly showed a naked Abbas Malekzadeh (pictured), the mayor of Sadra, caressing a nude woman

Politician Ali Mohammad Ahmadi with his mistress, according to FRANCE 24 Observers

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI