Flash

Urdhri i Ramës, japin dorëheqjen gjashtë drejtorë në Shkodër

Lapsi.al 29 August 2019
Urdhri i Ramës, japin dorëheqjen gjashtë drejtorë në

Vetëm një ditë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, disa nga drejtorët më të rëndësishëm në Shkodër kanë dhënë sot dorëheqjen nga detyra.

Sot kanë paraqitur dorëheqjen drejtorët: Kadri Ymeri – Drejtor i DAR Shkodër, Mustaf Kraja – Drejtor i Bujqësisë Shkodër, Luan Heta – Drejtor i HEC Vau Dejës, Edmond Emini – Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër), Agim Dardha – Drejtor Administrata e Zonave te Mbrojtura ne Shkoder, Astrit Beci – Drejtor i Shendetit Publik Shkoder.

Ndërkohë, pritet që të japë dorëheqjen nga posti edhe Ardian Dajti – Drejtor i Spitalit të Shkodrës.

Kujtojmë që një ditë parë, Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Briseda Kadia, tha se është urdhëruar dorëheqja e të gjithë drejtorëve, për t’u zëvendësuar me njerëz me integritet.

“Është komunikuar që të japin dorëheqjen gjithë drejtorët. Në vendet vakante do të zgjidhen njerëzit më me integritet në qytetin tonë. Femrat do të kenë prioritet”, tha Kadia.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI