Dy turistë izraelitë janë përfshirë në një aksident rrugor pranë unazës jugore të Elbasanit.
Motori me të cilën po udhëtonin dy turistët u përplas me një makinë, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e saj.