Flash

Sherr me armë zjarri në Fier, policia parandalon krimin

Lapsi.al 28 August 2019
Sherr me armë zjarri në Fier, policia parandalon krimin

Një fierak 20-vjeçar është arrestuar sot nga policia pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri 53-vjeçarin F. T., në fshatin Baltëz. Policia sqaron se ka pasur një konflikt me armë mes dy personave, por ndërhyrja në kohë ka bërë që të parandalohet krimi.

Në pranga ka rënë i riu D. V., i cili do të përballet me akuzat për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Çfarë thotë policia 

Patrulla e Policisë parandalon një ngjarje kriminale. Tenton të vrasë me armë zjarri automatik një shtetas, vihet në pranga nga policia autori. Pas marrjes së telefonatës në numrin unik 112 se në fshatin Baltëz kishte konflikt me armë midis dy personave, menjëherë Patrulla e Policisë ka shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë ka bërë parandalimin e një vrasjeje të mundshme.

Shtetasi D.V., 20 vjeç, banues në Baltëz, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik shtetasin F.T., 53 vjeç. Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D.V., për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe 1 krëhër me 30 fishekë. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Të këshilluara

Riatdhesohen nga Franca 60 shqiptarë

Sot është zhvilluar një tjetër operacion për riatdhesimin e shqiptarëve, që kanë kërkuar azil apo kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën e Schengen. Pol...

13:54

Erion Braçe kërkon hetim për tre gjyqtarë

Zv. Kryeministri Erjon Braçe i dorëzon organeve të vetingut dosjen për 3 gjyqtarë. Bëhet fjalë për dy gjyqtarë të Gjykatave Administrative dhe një për një gjyqt...

14:44

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI