Flash

Vrasja e ish-policit, dëshmitarët: Skenë “Far West”

Lapsi.al 28 August 2019
Vrasja e ish-policit, dëshmitarët: Skenë “Far West”

Policia e Tiranës ka blinduar kryeqytetin dhe vijon hetimet për zbardhjen e vrasjes mafioze të 26-vjeçarit Santiago Malko me breshëri kallashnikovi, mbrëmjen e kaluar.

Nga vendngjarja se policia ka sekuestruar 9 gëzhoja, por dyshohet të ketë edhe të tjera, pasi viktima është qëlluar me breshëri plumbash për disa metra.

Deri më tani janë shoqëruar në polici rreth 20 persona të rrethit familjar të viktimës, të cilët po merren në pyetje për krimin mafioz. Ndërkohë, gazetarja ka arritur të komunikojë edhe me dëshmitarë okularë, të cilët kanë parë gjithçka live, teksa kanë qenë në një lokal pranë vendit të ngjarjes.

Ata kanë thënë se makina e ish-policit Malko ka qenë me shpejtësi, pasi ka parë që po ndiqej. Ndërkohë, sipas tyre, në momentin që është qëlluar, ai ka shtuar edhe më shumë shpejtësinë.

Dëshmitarët kanë theksuar se ka qenë një skenë “Far West” në rrugën “Xhenfize Keko”, deri në momentin që 26-vjeçari ka humbur kontrollin dhe është përplasur me koshat e plehrave, duke i marrë ata përpara. Pasi ka kaluar mbi koshat e plehrave, makina e viktimës “BMW X 5” është përplasur me murin e një biznesi, duke çarë derën e tij rrethuese.

Të këshilluara

Erion Braçe kërkon hetim për tre gjyqtarë

Zv. Kryeministri Erjon Braçe i dorëzon organeve të vetingut dosjen për 3 gjyqtarë. Bëhet fjalë për dy gjyqtarë të Gjykatave Administrative dhe një për një gjyqt...

14:44

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI