Flash

Riatdhesohen nga Franca 60 shqiptarë

Lapsi.al 28 August 2019
Riatdhesohen nga Franca 60 shqiptarë

Sot është zhvilluar një tjetër operacion për riatdhesimin e shqiptarëve, që kanë kërkuar azil apo kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën e Schengen.

Policia njofton se janë riatdhesuar 60 shqiptarë, 20 prej të cilëve kishin kërkuar azil dhe 40 të tjerë për qëndrim të parregullt në vendet e BE. Shqiptarët janë sjellë me charter nga Franca, ndërsa policia paralajmëron se aksioni do të vijojë edhe në javët e ardhshme.

Njoftimi i policisë: 

Rinas – Vijojnë operacionet e riatdhesimit të shtetasve që kanë kërkuar azil apo kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen. U zhvillua operacioni i radhës i riatdhesimit nga Lille, Francë

Nëpërmjet një charteri nga Franca, në kuadër të fluturimit të përbashkët evropian organizuar nga Franca dhe Frontex, si dhe me mbështetjen e eskortës shqiptare, u riatdhesuan 60 shtetas shqiptarë, nga të cilët 20 prej tyre kishin kërkuar azil dhe 40 të tjerët për qëndrim të parregullt në vendet e BE-së.

Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst, Policia e Shtetit apelon të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë provojnë të kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Njëkohësisht Policia Kufitare, në pikat e kalimit do vijojë me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil.

Të këshilluara

Erion Braçe kërkon hetim për tre gjyqtarë

Zv. Kryeministri Erjon Braçe i dorëzon organeve të vetingut dosjen për 3 gjyqtarë. Bëhet fjalë për dy gjyqtarë të Gjykatave Administrative dhe një për një gjyqt...

14:44

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI