Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

"Në shtator do të ketë risi", Basha: Kur PD të vijë në pushtet, Shqipëria do të kthehet në ferrin e…

Lapsi.al 8 August 2019
"Në shtator do të ketë risi", Basha: Kur PD të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se forca politike që drejton po përgatit një plan për të luftuar krimin e organizuar, që parashikohet të vihet në zbatim kur demokratët të përbëjnë shumicën qeverisëse.

Basha është shprehur në një deklaratë për mediat se në muajin shtator do të bëjë publike disa ligje dhe disa plane, që përmbledhin fokusin e programit politik të PD-së.

Kryedemokrati paralajmëroi edhe një paketë ligjore për deklarimin e aseteve për politikanët dhe funksionarët publikë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

“Dëshmitë e anti mafjas italiane janë se këtë vit kanabisi po kultivohet në 1/3 e territorit duke u rritur sipërfaqja me 5-fish më shumë se vitin e kaluar.

Krimi shqiptar është zhvilluar për shkak të pandërshkueshmërisë. Ai ka kapur të gjitha nivelet e qeverisjes dhe ka mbështetje nga të gjitha nivelet e qeverisjes. Këto janë gjetjet e një dokumetari bombë.

Sektori bankar, i ndërtimit, i turizmit janë ndër sektorët kryesor që  po kapen nga krimi. Një sër ndërtimesh në Tiranë, ende të panjohura për qytetarët janë planifikuar të ndërtohen me para të ardhura nga droga.

Këto përmasa të kapjes së shtetit dhe ekonomisë janë të paprecedenta dhe ndodhin vetëm nga zona të kapura dhe kontrolluara si Afganistani.

Shqipëria ka nevojë për një program radikal dhe special për ndalimin e të gjithë kësaj.

Në muaj shtator do të bëjë të ditur planin tim kundërkrimit ekonomik, ndërkohë ka nisur hartimi i disa ligjeve të reja, për krimin ekonomik, përgjegjësisë civile etj.

Së treti një paketë ligjore për deklarimin e aseteve dhe pasurisë së të gjithë punonjësve të administratës së shtetit. Shqipëria do të kthehet në ferrin e drogës dhe të gjithë politikanëve që e kanë trajtuar vendi si çifligun e tyre.”

Të këshilluara

(VIDEO) Zjarr i madh në Çakran

Nje zjarr i madh ka rënë në Çakran ditën e sotme. Siç mund ta shikoni në pamjet që sjell Lapsi.al zjarri është përhapur në kodër. Ende nuk bëhet me dije bila...

16:04

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI