Flash

Ekzekutimi në Vlorë, vijnë pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë (VIDEO)

Lapsi.al 8 August 2019
Ekzekutimi në Vlorë, vijnë pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja e

Vijnë pamjet nga vendi i ekzekutimit të mbrëmshëm të Nikola Ikonomit, ose siç njihej në zonë, Laver Tozaj, në Selenicë të Vlorës.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se para se të ekzekutohej me 3 plumba, 47-vjeçari ka qenë duke pirë në lokalin e fshatit.

[video width="848" height="432" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/WhatsApp-Video-2019-08-08-at-11.15.13.mp4"][/video]

Një person i paidentifikuar duket se e ka ndjekur dhe vëzhguar në distancë. Pasi viktima ishte larguar nga lokali, autori e kishte ndjekur dhe pas rreth 100 metrash e kishte qëlluar me disa plumba pistolete.

Duke përfituar nga errësira dhe terreni, vrasësi u largua në drejtim të paditur.

Nikola Ikonomi u gjet nga bashkëfshatarët i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore. Me një makinë private, u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Por fatkeqësisht 47-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit për në urgjencë.

Të njëjtat burime kanë thënë se viktima kishte ndërruar identitetin, nga Laver Tozaj në Nikola Ikonomi.

Ai ka qenë më parë i dënuar për drogë dhe ka vuajtur dënimi prej 11 vitesh burgim.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI