Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

(FOTO) Kush është 47-vjeçari që mbeti i vrarë dje në Vlorë

Lapsi.al 8 August 2019
(FOTO) Kush është 47-vjeçari që mbeti i vrarë dje

Personi që shihni në foto është personi që mbante emrat Nikola Ikonomi dhe Laver Tozaj, i vrarë dje me tre plumba në Selenicë të Vlorës.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se para se të ekzekutohej me 3 plumba, 47-vjeçari ka qenë duke pirë në lokalin e fshatit.

Një person i paidentifikuar duket se e ka ndjekur dhe vëzhguar në distancë. Pasi viktima ishte larguar nga lokali, autori e kishte ndjekur dhe pas rreth 100 metrash e kishte qëlluar me disa plumba pistolete.

Duke përfituar nga errësira dhe terreni, vrasësi u largua në drejtim të paditur.

Nikola Ikonomi u gjet nga bashkëfshatarët i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore. Me një makinë private, u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Por fatkeqësisht 47-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit për në urgjencë.

[video width="848" height="432" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/WhatsApp-Video-2019-08-08-at-11.15.13.mp4"][/video]

Të njëjtat burime kanë thënë se viktima kishte ndërruar identitetin, nga Laver Tozaj në Nikola Ikonomi.

Ai ka qenë më parë i dënuar për drogë dhe ka vuajtur dënimi prej 11 vitesh burgim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI