Flash

Flamingot zbuluan hendekun shqiptar

Kini kujdes hendekun! Ky është mesazhi kryesor që del nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, të...

12:31 Fred Abrahams

(VIDEO) Shikoni çfarë thoshte Rama për vendimin e Metës për qendrën e Tiranës në vitin 2000

Lapsi.al 1 August 2019
(VIDEO) Shikoni çfarë thoshte Rama për vendimin e Metës

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ku i konfirmon mbështetjen në aplikimin drejtuar organizatës “Europa Nostra”. Këtë gjë e ka pohuar vetë Meta në një status në “Facebook”, ku gjithashtu shkruan se qëndrimet e tij në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë në koherencë prej 20 vitesh.

Ndërkohë Meta publikon dhe një video të të kryeministrit Edi Rama në vitin 2000, kur ishte ministër kulture ku konfirmohet ky qëndrim.

POSTIMI I METËS

Të dashur miq!

Po ju njoh me faktin se dje i kam dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjioze “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Po kështu të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh.

Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja.

Meta Fb

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI