Flash

Flamingot zbuluan hendekun shqiptar

Kini kujdes hendekun! Ky është mesazhi kryesor që del nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, të...

12:31 Fred Abrahams

Arben Çuko lë arrestin në shtëpi, gjykata i ndryshon masën

Lapsi.al 1 August 2019
Arben Çuko lë arrestin në shtëpi, gjykata i ndryshon

Gjykata e Krimeve të Rënda i ndryshoi masën e sigurisë ish-drejtorit të burgjeve dhe ish-deputetit të PS-së, Arben Çuko, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

Gjykata ktheu dosjen e tij më 16 Korrik për plotësim hetimesh me pretendimin se hetimet e deritanishme ishin të paplota dhe me mangësi në drejtim të provave.

Arben Çuko u arrestua pak muaj më parë në kuadër të operacionit “VOL-VO4” në 18 tetor 2018, pasi doli në përgjimet e grupit “Avdylaj”, pjesë e dosjes së famshme 339.

Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër. Gjithashtu Arben Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI