Flash

(VIDEO) Basha: S’ka drejtësi pa ndëshkuar politikanët që vodhën zgjedhjet

Lapsi.al 31 July 2019
(VIDEO) Basha: S’ka drejtësi pa ndëshkuar politikanët

Lulzim Basha shkruan në Facebook se pa ndëshkimin e Dakos dhe politikanëve që vodhën zgjedhjet në bashkëpunim me krimin e organizuar, nuk do të ketë demokraci dhe as drejtësi!

 “Vangjush Dako është i paprekshëm. Vodhi zgjedhjet me krimin e organizuar për pushtetin e Edi Ramës.” citohet në videon që kreu i PD ka publikuar bashkëngjitur statusit të tij, ndërsa sjelle dhe një herë në vëmendje vendimin e DASH që i ndalon Vangjush Dakos e familjes së tij hyrjen në SHBA.

“SHBA ndëshkon Vangjush Dakon për korrupsion. Vangjush Dako nuk është hetuar për asnjë rast korrupsioni. Ai mbrohet nga Edi Rama. Pa ndëshkimin e Dakove që vodhën zgjedhjet, nuk do të ketë demokraci dhe as drejtësi.” citohet më tej në videon e kryedemokratit Lulzim Basha.

Të këshilluara

Garë armatimesh në Ballkan, kryeson Greqia

Më 26 korrik të këtij viti, Rumania ndaloi një transportues rus armësh në Danub. Bëhej fjalë për një transportues të ngarkuar me dhjetë tanke të përdorur, por t...

09:05

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI