Flash

Të gjitha ngërçet që vijnë me largimin përfundimtar të Gentian Osmanit nga drejtësia

Lapsi.al 31 July 2019
Të gjitha ngërçet që vijnë me largimin

Largimi përfundimtar nga sistemi i drejtësisë i ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, i cili sipas KPA-së, nuk arriti të justifikojë shpenzimet dhe kursimet për vitet 2011-2013, pritet të krijojë një “ngërç” edhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pjesë e të cilit ishte.

Me ikjen e tij, KLP-ja mbetet me 10 anëtarë dhe në këto kushte, Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku duhet të bëjë edhe njëherë thirrjen e prokurorëve, për gjetjen e pasuesit të Osmanit e në KLP.

Marku duhet të thërrasë me urgjencë asamblenë e përgjithshme të prokurorëve, që të votohet anëtari i gjashtë nga radhët e prokurorisë, tani që Osmani u largua.

Përveç Osmanit, në pikëpyetje është edhe fati i bashkëshortes së tij, edhe ajo gjyqtare në Shkallën e Partë në Tiranë. Ndonëse nuk është vetuar ende, ka shumë gjasa që vendimi për anëtarin e KLP-së, i djegur nga pasuria të mund të ndikojë automatikisht edhe tek kjo e fundit.

Kujtojmë që Gentian Osmani është i njohur si prokurori që kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Të këshilluara

Garë armatimesh në Ballkan, kryeson Greqia

Më 26 korrik të këtij viti, Rumania ndaloi një transportues rus armësh në Danub. Bëhej fjalë për një transportues të ngarkuar me dhjetë tanke të përdorur, por t...

09:05

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI