Flash

Rama citon Ema Andrean: Pse jam për teatër të ri

Lapsi.al 31 July 2019
Rama citon Ema Andrean: Pse jam për teatër të ri

Edi Rama ka zgjedhur sot aktoren Ema Andrea për të përcjellë mesazhin se Teatri Kombëtar duhet të shembet për të ndërtuar një godinë të re.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Rama shkruan se një ndër emrat më të spikatur të skenës, Ema Andrea, shprehet qartë dhe bukur në mbështetje të teatrit të ri.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Konferenca/ Si e argumenton Rama nevojën për prishjen e Teatrit 

Teatri Kombëtar/ Rama në delir: Jam mbrojtësi më i madh i trashëgimisë kulturore 

Prej disa ditësh, kryeministri Rama citon artistë të ndryshëm, të cilët janë pro vendimit të qeverisë për të shembur godinën ekzistuese të Teatrit Kombëtar dhe për të ndërtuar një godinë të re.

Postimi i Ramës:

Ja sa qartë dhe bukur shprehet dhe Ema Andrea, një ndër emrat më të spikatur të skenës, në mbështetje të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar

EMA ANDREA:

Unë do doja t’i përkisja sot, si Ema, brezit që po ndërton të ardhmen, pra të vihet një gur sot që mua të më përfaqësojë në 2220. Më pëlqen arkitektura e re, më pëlqejnë sfidat kontemporane. Jam për një teatër të ri, për më tepër kur thuhet se ka këto kushte, por tani meqë janë këto kushte dhe ne i dimë dhe po i themi hapur të gjitha kushtet, kush e mban përgjegjësinë?

Të këshilluara

Garë armatimesh në Ballkan, kryeson Greqia

Më 26 korrik të këtij viti, Rumania ndaloi një transportues rus armësh në Danub. Bëhej fjalë për një transportues të ngarkuar me dhjetë tanke të përdorur, por t...

09:05

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI