Flash

Zgjedhjet farsë/ Betohet Tërmet Peçi i Tepelenës

Lapsi.al 30 July 2019
Zgjedhjet farsë/ Betohet Tërmet Peçi i Tepelenës

Qarku i Gjirokastrës konstituoi ditën e sotme Këshillat Bashkiakë, të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Fillimisht është konstituuar Këshilli Bashkiak i Tepelenës, si dhe është betuar kryebashkiaku socialist, Tërmet Peçi, i cili do vijojë të drejtojë këtë bashki.

Të pranishëm në procesin e konstituimit të këshillit ishin deputetët e qarkut Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, si dhe prefekti Astrit Aliaj. Dy detaje bënë përshtypje gjatë konstituimit.

E para, kryebashkiaku Tërmet Peçi kishte mbërritur me kravatë ngjyrë vjollcë, njëjtë me ngjyrën e Partisë Socialiste. Dhe gjasat janë që kjo të mos jetë rastësore. Me siguri është një formë që Peçi t’i shprehë mirënjohjen PS-së, që e bëri kryebashkiak për herë të tretë.

E dyta, dy punonjës të policisë bashkiake qëndronin pas Tërmet Peçit si truproja nderi me kostum ceremonial, diçka që ndodh për herë të parë.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI