Flash

Basha pas bisedës me Metën: Çfarë diskutova me Presidentin

Lapsi.al 16 July 2019
Basha pas bisedës me Metën: Çfarë diskutova me Presidentin

Lulzim Basha, ka zbardhur detaje rreth takimit të tij 40 minutësh me Presidentin Ilir Meta, gajtë mëngjesit të sotëm.

Pas takimit me aleatët, Basha deklaroi se me Metën ka diskutuar për 13 tetorin, si datë të zgjedhjeve vendore, zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre presidenciale.

Ai tha se opozita e bashkuar vlerëson shqetësimin e Presidentit dhe bashkohet në betejën për shqiptarët.

“Padyshim që takimi me Metën lidhet me 13 tetorin. Ai mendon se kjo është mundësi për daljen nga kriza. Vlerësoj maksimalisht shqetësimin e Metës dhe i bëra të qartë se opozita e bashkuar janë në këtë betejë për shqiptarët.

Nuk duhet të jemi në betejë për Imer Lalët e shokët e tij, por opozita e gatshme për çdo hap për t’i garantuar shqiptarëve të drejtën e votës, që është dhunuar. Rama nuk i rezistoi dot tubimit për të vjedhur dhe në një proces ku garonte i vetëm. Të ofrojmë një qeveri që i shërben njerëzve”, tha Basha.

Të këshilluara

Kriza politike/ Basha në takim me Metën

Lulzim Basha, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me Presidentin Ilir Meta. Takimi mes Bashës dhe Metës vjen në një kohë kur politika shqiptare ndodhe...

10:01

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI