Flash

Goditen rrjetet greko-shqiptare të marijuanës

Lapsi.al 15 July 2019
Goditen rrjetet greko-shqiptare të marijuanës

Policia greke tha se goditi dy rrjete greko-shqiptare që transportonin nga kufiri shqiptar në territorin grek sasi të mëdha marijuane. Sipas burimeve zyrtare të policisë greke, rasti i parë u shënua në zonën e Atikës ku policia arrestoi shtatë persona mes të cilëve katër shqiptarë, të cilët akuzohen si pjesëtarë të një organizate që importonte nga Shqipëria sasi të mëdha marijuane.

Policia greke tha se ka dokumentuar aktivitetin e sejcilit pjesëtar në fushën e trafikut dhe shpërndarjes së drogës dhe ka sekuestruar dhjetëra kilogramë marijuanë, vlera monetare dhe automjete.

Ndërsa rasti i dytë, sipas policisë greke, u zbulua në afërsi të kufirit shqiptar në zonën e Filatit. Policia greke tha se dy shtetas, një shqiptar dhe një grek, u bllokuan tek transportonin për në thellësi të territorit grek me një automjet mbi 100 kilogramë marijuanë.

Policia tha se automjeti i përkiste një kompania private udhëtimesh ndërsa lënda narkotike do të transportohej në Athinë. Greqia vijon të jetë destinacioni i dytë i marijuanës që kultivohet në Shqipëri pas Italisë. Sasi të mëdha marijuane transportohen nga kufiri tokësor shqiptaro-grek dhe më pas shpërndahen kryesisht në ishujt turistikë dhe kryeqytetin grek Athinë./VOA/

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm në ish-Bllok

Një bombol gazi ka shpërthyer këtë mesditë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në zonën e ish-bllokut, ndërsa dyshohet për të lënduar. Policia është...

13:34

FNSH tek Unaza e re, nis shembja e 4 banesave

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat “Shqiponja” dhe Forca e Rendit kanë mbërritur në mëngjes në zonën e Unazës së re, teksa vijon aksioni për prishjen e ndër...

11:11

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI