Flash

Rama flet për ndryshimet në qeveri: Janë fantazi që bëhen edhe nga temperaturat e larta

Lapsi.al 15 July 2019
Rama flet për ndryshimet në qeveri: Janë fantazi që

Pas takimit të Kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka bërë një dalje publike, ku u pyet nga gazetarët për mundësinë e ndryshimeve në kabinetin qeveritar.

“Pse? Nuk ka ndryshime në qeveri. Janë fantazi që bëhen edhe nga temperaturat e larta...Nuk kam deklaruar që do të ketë ndryshime kam thënë që do të ketë një sërë detyrash dhe detyrat janë bërë.”- u shpreh Rama.

Rama u pyet edhe lidhur me deklaratat e presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili teksa njoftonte dekretimin e datës 13 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, shoqëruar me propozimin e zhvillimit edhe të zgjedhjeve qendrore dhe presidenciale, tha se kryeministri i kishte dërguar një mesazh ku  shkruante tekstualisht se do të eliminonte LSI-në.

“Për fat të keq të atyre që ende e besojnë këtë opozitë, nuk ka nevojë për plane për të eliminuar opozitën, sepse opozita është në kapacitete të plota për t’u vetë eliminuar dhe siç e shikoni procesi i degradimit vazhdon në një rrugë që e kanë zgjedhur vetë. E rëndësishëm për ne është t’i qëndrojmë besnik të gjithëve edhe atyre që na votuan dhe atyre që nuk na votuan, pastaj këto historitë 7 herë 7 bëjnë 42, ja lemë opozitës”, tha kreu i qeverisë.

Të këshilluara

FNSH tek Unaza e re, nis shembja e 4 banesave

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat “Shqiponja” dhe Forca e Rendit kanë mbërritur në mëngjes në zonën e Unazës së re, teksa vijon aksioni për prishjen e ndër...

11:11

Kosova rrezikon të mbetet jashtë INTERPOL

Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it ka vendosur të dërgojë dosjen e Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që sivjet do të ...

16:24

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI