Flash

Aksione 'blic' në Vlorë e Sarandë, 5 në pranga

Lapsi.al 14 July 2019
Aksione 'blic' në Vlorë e Sarandë, 5 në pranga

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Vlorës dhe ajo e Sarandës kanë vënë në pranga 5 persona, të cilat akuzohen për vepra të ndryshme penale.

"Vlorë, ndalohet shtetasi në kërkim G. S., 34 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit pët Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2017, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Vlorë, arrestohet në flagrancë shtetasi H. B., 56  vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Selenicë. Arrestimi i tij u bë pasi pranë banesës së tij policia ka konstatuar të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara si cannabis sattiva. Vlorë, arrestohet në flagrancë shtetasi A. D., 30 vjeç, banues në fshatin Xhyerinë, Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas është kapur duke vjedhur një dyqan kozmetik në lagjen “Isa Boletini”.

Vlorë, arrestohet në flagrancë shtetasi E. Z., 50  vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në lagjen “11 Janari” duke drejtuar automjetin Mercedes Benz, në gjendje të dehur.

Sarandë, arrestohet në flagrancë shtetasi M. A., 32 vjeç, banues në fshatin Berdenesh, Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas duke udhëtuar me motomjetin Dayang pa leje drejtimi përkatës, ka humbur kontrollin e mjetit në aksin rrugorë Ura e Çukës – Ksamil dhe si pasojë është aksidentuar duke u dëmtuar vetë lehtë. Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme proçeduriale." - njofton policia.

Të këshilluara

Tiranë, zbulohet parcela me kanabis në Ndroq

Goditet një rast i tentativës për kultivimin e lëndëve narkotike në një zonë të pyllëzuar. Policia e Tiranës ka sekuestruar  60 fidanë kanabis në Ndroq. Në pran...

12:14

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI