Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Sekuestrohen makina luksoze në Lezhë, në 'sitë' të tjera

Lapsi.al 14 July 2019
Sekuestrohen makina luksoze në Lezhë, në 'sitë'

Policia ka sekuestruar katër makina luksoze në qytetin e Lezhës, të cilat rezultojnë në pronësi të  shtetasit I.L, i cili është ekstraduar drejt Italisë për veprat penale  “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Siç njofton policia, makinat e shtrenjta  dyshohen të jenë blerë  me të ardhura që rrjedhin nga aktivitetet kriminale.

Gjithashtu  operacioni i koduar “Luksi” vijon punën për gjetjen dhe më pas bllokimin e katër makinave të tjera, të cilat iu përkasin familjarëve të të ekstraduarit në Itali.

Njoftimi i policisë:

“Finalizohet operacioni “LUKSI“, për vendosjen e  sekuestro preventive të disa automjeteve luksoze të cilat dyshohen se janë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitete  kriminale.Sekuestrohen 4 automjete luksoze dhe po punohet për gjetjen dhe sekuestron edhe 4 automjeteve të tjera  luksoze Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin zhvilluan Operacionin Policor “LUKSI“, për vendosjen e  sekuestro preventive të disa automjeteve të shtetasit I.L.,i ekstraduar në Itali për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

PageOperacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2019, regjistruar për veprën penale  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale “Bazuar në vendimin e datës 10.07.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin u vendos sekuestro preventive  për katër automjete luksoze në pronësi të shtetasit I.L.

Gjithashtu  po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin edhe të katër automjeteve të tjera  luksoze,  të regjistruara në emra të familjarëve të shtetasit I.L. Policia në bashkëpunim  me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për  dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtij shtetasi, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Të këshilluara

Tiranë, zbulohet parcela me kanabis në Ndroq

Goditet një rast i tentativës për kultivimin e lëndëve narkotike në një zonë të pyllëzuar. Policia e Tiranës ka sekuestruar  60 fidanë kanabis në Ndroq. Në pran...

12:14

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI