Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

DETAJE/ Si hyri në Shqipëri terroristi rus që luftoi për ISIS

Lapsi.al 12 July 2019
DETAJE/  Si hyri në Shqipëri terroristi rus që luftoi për

34-vjecari rus, për të cilën Policia e Shtetit njoftoi sot arrestimin nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë terrorriste, ka në hyrë në Shqipëri përmes pikës doganore të Kakavijës, rreth 10 muaj më parë.

34-vjecari rus, ka hyrë në Shqipëri bashkë me një grup të madh azilkërkuesish në Gjirokastër ndërsa nuk dispononte asnjë mjet identifikimi. Po sipas të njëjtave burime, shtetasi rus me inicialet R.M ka qëndruar hermetik, duke refuzuar të flasë për autoritetet shqiptare. Ai ka refuzuar cdo tentativë të zyrtarëve për ta intervistuar.

Dyshimet se ai është një person i rrezikshëm, lindën gjatë kontrollit mjekësor, pasi në trupin e 34-vjecarit u konstatuan plagë të shumta, të cilat dyshohet se ishin shkaktuar nga armë zjarri dhe mjete të forta.

Drejtoria e Antiterrorit dhe Prokuroria për Krime të Rënda vendosën aso kohe për trasferimin me urgjencë në Tiranë dhe kërkuan ndihmën e Europolit. Shenjat e gishtërinjve të tij dhe ADN, u dërguan në zyrën qendror të Europol, me qëllim identifikimin e tij.

I pari që iu përgjigj kërkesës së prokurorit Eugen Beci, ishte një nga vendet e BE-së dhe jepnin një identitet të vendeve nga Lindja e Mesme, por paraqitja e jashtme e 34-vjecarit nuk bindi autoritetet shqiptare, të cilët kërkuan të dhëna shtesë.

Gjatë kësaj periudhe i riu rus është mbajtur në qendrën e azil kërkuesve në Karreç, dhe sipas legjislacionit shqiptar ai është mbajtur nën monitorim deri në identifikimin e tij.

Mëngjesin e sotëm përmes një njoftimi zyrtar Policia e Shtetit, tha se kishte ndaluar 34-vjecarin rus me inicialet R.M, me qëllim ekstradimin e tij në Rusi, pasi kërkohet për pjesëmarrja në organizatë terroriste.

Po sipas njoftimit zyrtar të policisë, 34-vjecari në qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Të këshilluara

(VIDEO) Arrestohet në Tiranë terroristi rus

Policia e Shtetit arrestoi një rus me qëllim ekstradimin drejt shtetit të Rusisë. 34-vjeçari R.M. është dënuar nga gjykata ruse për pjesëmarrje në organizatë...

09:22

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI