Flash

Presidenti i Austrisë vlerëson me “Dekoratën e Lartë të Nderit” biznesmenin Samir Mane

Lapsi.al 9 July 2019
Presidenti i Austrisë vlerëson me “Dekoratën e Lartë
Me rastin e dekorimit të biznesmenit Samir Mane nga ana e presidentit të Republikës së Austrisë, Sh.T.Z Alexander Van der Bellen, u zhvillua dje në mbrëmje një ceremoni në rezidencën e ambasadorit austriak në Tiranë, Sh.T.Z Johann Sattler. Z. Mane iu dorëzua nga ambasadori i Austrisë në vendin tonënjë ndër vlerësimet më të larta shtetërore, “Dekorata e Lartë eNderit për Shërbime ndaj Republikës së Austrisë”, akorduar nga presidenti i këtij shteti.

Ambasadori Sattler u shpreh gjatë dhënies së dekoratës se: “Austria është një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekonominë shqiptare dhe ju keni luajtur një rol të jashtëzakonshëm në këtë histori suksesi me investimet tuaja, nga qendrat tregtare e deri në turizëm, nga agrobiznesi në industrinë minerare. Ju keni bërë lidhjen ndërmjet vendeve tona. Gjithashtu, ju jeni një investitor rajonal i njohur në Ballkan dhe nje kontribues në shoqëri duke i kthyer komunitetit atë për të cilën ka shumë nevojë ky vend”.

Biznesmeni Mane, tepër i nderuar nga ky vlerësim që iu bë, duke falenderuar Presidentin e Austrisë u shpreh: “Lidhjet e mia me Austrinë janë shumë te forta. Unë erdha në këtë vend si emigrant dhe u ktheva si biznesmen pas 14 vjetësh duke më ofruar një mundësi shumë të madhe. Bërja e biznesit në Austri më ka ndihmuar shumë për zhvillimin e biznesit në vende të ndryshme, përfshi Shqipërinë dhe jam i sigurt që edhe në të ardhmen bashkëpunimi ynë do të vijojë të jetë i shkëlqyer”. Samir Mane i hodhi hapat e tij të parë me kompaninë AlbaTradenë Vjenë të Austrisë në vitin 1993 dhe sot ai është president i Grupit Balfin që numëron mbi 5 mijë punonjës në Shqipëri, rajon dhe më gjerë. Aktiviteti i Grupit Balfin që ndërlidhet me Austrinë, përveç tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike me shumicë, prej disa vitesh është shtrirë edhe në fushën endërtimeve. Grupi po zhvillon një projekt të veçantë rezidencial i cili është drejt përfundimit. Kompleksi ndodhet në zonën e Altmünster në Austri, e cila është një zonë mjaft e njohur turistike. Prej më shumë se 25 vitesh Grupi Balfin është një ndër grupet lider në Shqipëri dhe rajon me investimet e tij.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI