Flash

Deutsche Welle: Rinisin protestat “Rama ik”, asnjë incident dhune nga opozita

Lapsi.al 9 July 2019
Deutsche Welle: Rinisin protestat “Rama ik”, asnjë incident

Në Tiranë opozita ka rifilluar në mbrëmjen e së hënës serinë e protestave kombëtare antiqeveritare, duke shënuar protestën e dhjetë që nga shkurti i kaluar. Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore pa asnjë akt dhune.

Mijra mbështetës të opozitës, të drejtuar nga Partia Demokratike, (PD) kërkuan përsëri largimin e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij me parullëm  „Rama IK”, mbizotëruese në protestat e tyre në pesë muajt e fundit.. Kjo është protesta e parë kombëtare antiqeveritare ku sllogani„Rama IK” u shoqërua me parulla që stigmatizonin Zgjedhjet Lokale 2019, të zhvilluara më 30 qershor, që opozita i cilëson si „ farsë dhe të manipuluara” dhe që pjesëmarrja e ulët  e zgjedhësve në votime tregoi „braktisjen e regjimit të krimit”. Sipas opozitës vetëm 15% e zgjedhësve votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa rezultati zyrtar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve  (KQZ) lidhur me pjesëmarrjen është 21,6 %. Opozita akuzon qeverinë Rama për manipulim të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, të cilat rezultuan me fitoren e kandidatëve të PS për kryezarë bashkie në 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria. Sipas gjetjeve të OSBE/ODIHR-it , në 30 bashki, kandidatët e PS për kryetarë bashkie nuk patën asnjë konkurrent dhe ndaj votuesve u ushtrua presion nga të dyja palët: PD për të mos marrë pjesë në votime, kurse PS për të kundërtën.
Basha: Zgjedhjet e 30 qershorit referendum kundër së keqes
Në fjalën e tij para protestuesve, para Kryemnistrisë, kreu i PD dhe lideri I opozitës,Lulzim Basha  iu tha atyre, se së bashku ” do të rrëzojnë qeverisjen antipopullore dhe anti kombëtare të Ramës”. Ai i cilësoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit” referendium i së keqes”.
” Në 30 qershor refuzuam të keqen, izoluam krimin, ndëshkuam korrupsionin. 30 qershori është një referendum kundër së keqes. 30 qershori është dita kur shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Ramës. 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e tij, refuzuan krimin dhe korrupsionin, refuzuan varfërinë dhe mungesën e shpresës,” tha Basha.
Opozita i quan zgjedhjet lokale të 30 qershorit”farsë. moniste dhe të paligjshme”. Kryetarët e 27 Bashkive, të fituara nga PD në Zgjedhjet Lokale 2015, kanë deklaruar që nuk do t’ua lirojnë zyrën kryezarëve socialistëc që fituan në Zgjedhjet Lokale të 30 qershorit, ku PD dhe partitë e tjera opozitare jashtë parlamentit, nuk morrën pjesë, gjë që mbart rrezikun e një përplasjeje potenciale mes palëve. Protesta e së hënës në mbrëmje nuk pati asnjë incident dhune./DW

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI