Flash

Diferencat/Monika ndryshe nga Basha për dialogun me Ramën

Lapsi.al 9 July 2019
Diferencat/Monika ndryshe nga Basha për dialogun me Ramën
A kanë ndryshuar kushtet e opozitës për tu ulur në dialog me Ramën. Po ti besosh deklaratave shpesh kundërthënëse që jep shefja e LSI, ndoshta po. Nëse sllogani i shpallur nga Basha ka qenë konstant: "S'ka dialog për sa kohë Rama qëndron kryeministër" partneria e tij politike ka vendosur një kusht më të zbutur. Nga emisioni Opinion, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi theksoi semë parë duhet të shkojnë në burg grabitësit e votave në Durrës dhe Dibër. “Kur 2 palë duhet të ulen në një tavolinë duhet t’i ofrojnë diçka njëra tjetrës, ne kemi kërkuar shkaktarët 339 dhe 184 para drejtësisë, si mund të ulesh me hajdutin që të ka vjedhur dhe ti thuash faleminderit që nuk mi vodhe të gjitha, por më le një palë të brendshme për të veshur se ma more të gjithë shtëpinë, kjo është e gjithë historia. Të ulesh sot me Edi Ramën në tavolinë pa nxjerrë para drejtësisë ata që kanë futur duart ke 184 dhe 339, mos themi pastaj dhe dosje të tjera që janë pafund, kjo nuk mind të bëhet”, tha Kryemadhi.

Megjithatë as pas kësaj deklarate nuk mund të thuhet nëse kanë ndryshuar kushtet e opozitës për dialog, apo nëse ky është një një interpretim.tepër i lirshëm i shefes së LSI.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI