Heidi Klum u martua fshehurazi me të dashurin 17 vjet më të ri se ajo, Tom Kaulitzin. Megjithëse ata qëndronin para altarit më 22 shkurt, kur festuan përvjetorin e parë të romancës së tyre, tek sot e kanë zbuluar lajmin që janë kurorëzuar.
Çifti tërhoqi vëmendjen e medias për shkak të dallimit në moshë, por që kjo nuk është aspak problem për bukuroshen. Modelja gjermane më parë ka qenë e martuar edhe me Ric Pipinon dhe Seal.