Flash

PD flet me shifra: Si u manipulua pjesëmarrja në 30 qershor

Lapsi.al 5 July 2019
PD flet me shifra: Si u manipulua pjesëmarrja në 30 qershor

Partia Demokratike ka nxjerrë sot shifra konkrete për të faktuar se si u manipuluan të dhënat për numrin e pjesëmarrësve në votime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Mbushi kutitë me plot 280 mijë vota më shumë duke u konfirmuar si ‘babloku i madh’.

Janë mbi 20 bashki me mbi 5% të manipulimit. 1/3 e bashkive ku është shtuar më shumë se gjysma e votave, që km në minorancë të mbulojë dështimin e 30 qershorit”, tha Ivi Kaso.

Pjesë nga deklarata 

Falsiikimi nuk lëviz me 1 përqind, por me 5, 10, 20, 30 dhe 40 përqind.

Bashkia Finiq ka një rritje të numrit të votave krahasuar me numrin e votuesve me 41%

Ura Vajgurore me 35 %

Berati me 27 %

Vau i Dejës dhe Maliqi me 21 %

Durrësi me 18 %

Bulqiza me 17 %

Dropulli me 13 %

Malësia e Madhe, Korça dhe Kruja me rreth 12 %

Bashkia e Kukësit dhe Gramshit me 10 %

Divjaka e ka manipulimin mbi manipulimin gati 9 %

Bashkia Lushnje me 8.5 %

Bashkia Shkodër me gati 7 %, ndërsa bashkitë Sarandë, Rrogozhinë, Vlorë, Fier dhe Belsh me nga 6 dhe 5 përqind.

Shifrat PdPra janë mbi 20 bashki, me mbi 5 përqind të fallsfifikimit mbi manipulimin e së dielës nga Komisioni Qendror i Vjedhjeve.

Është 1 e treta e bashkive ku janë shtuar më shumë se gjysma e votave, për arsyen e vetme që Kryeministri në minorancë, Edi Rama, të mbulojë dështimin, refuzimin, braktisjen e madhe të 30 Qershorit.Në fakt operacioni kriminal ka qënë shumë më i rëndë. Vetëm në Tiranë manipuloi dhe shtoi rreth 60 mijë votues.

Kjo është arsyeja pse Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk ka hedhur në sistemin online të dhënat e operatorëve për pjesëmarrjen dhe, akoma, 5 ditë pas 30 Qershorit nuk ka publikuar rezultatet qendër per qendër.

Ky është një krim masiv elektoral dhe shpërdorim detyre i kryer nga Denar Biba dhe shumë kriminelë të tjerë pjesë e administratës së Komisionit, që kanë guxuar me lehtësi dhunimin e rëndë të ligjit, Kushtetutës dhe demokracisë.

Të këshilluara

Meta: Ju tregoj ç'po ndodh me Ramaformën

Presidenti Ilir Meta shkruan mes ironisë e kunjëve në Facebook se si Reforma në Drejtësi u kthye në Ramaformë. Ai premton se do ta tregojë më pas si ka ndodhur ...

10:07

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI