Flash

Studimi/ Meshkujt që tradhtojnë dallohen në fytyrë

Lapsi.al 5 July 2019
Studimi/ Meshkujt që tradhtojnë dallohen në fytyrë

Mëkati i tradhtisë është i shkruar në fytyrë, të paktën te meshkujt. Sipas një studimi të University of Western Australia në Perth, tregohet se nuk bëhet fjalë për karakterin, por për diçka të shkruar në gjene që shfaqet dukshëm në fytyrën e meshkujve dhe që mund ta lexojnë shumë mirë femrat.

Mënyra me të cilën mashkulli prezantohet para një femre bën diferencën nëse do të ketë një shans për të dalë me të, apo për një raport më të gjatë, në varësi të gjesteve dhe sjelljes së tij por edhe në varësi të mimikës.

Studimi në fjalë i publikuar në “Biology Letters” tregon se femrat mund të gjykojnë besueshmërinë e meshkujve sipas karakteristikave të fytyrës.

34 meshkujve dhe 34 femrave iu treguan fotografi që shfaqnin fytyrat e 189 personave, ku secili duhet të shprehte pikëpamjet e tij për personat në fotografi.

Studiuesit dinin historinë dhe raportet e të 189 personave të fotografuar, ndërsa nga analiza u vu re se femrat kishin parashikuar me sukses se cili nga meshkujt në fotografi ishte besnik e cili jo.

Studiuesit thanë se mbetën të habitur nga saktësia e femrave se si vetëm duke i parë në fotografi dhe duke analizuar fytyrat, femrat kishin arritur të zbulonin se cilët meshkuj tradhtonin e cilët jo.

Të këshilluara

Meta: Ju tregoj ç'po ndodh me Ramaformën

Presidenti Ilir Meta shkruan mes ironisë e kunjëve në Facebook se si Reforma në Drejtësi u kthye në Ramaformë. Ai premton se do ta tregojë më pas si ka ndodhur ...

10:07

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI