Flash

Çanta e Irinës një dedikim publik për Bradley Cooper

Lapsi.al 29 June 2019
Çanta e Irinës një dedikim publik për Bradley Cooper

Ndarja e një prej çifteve më të dashur të showbizz-it, Bradley Cooper dhe Irina Shayk është një nga lajmet më të përfolura të momentit.

Prej disa kohësh dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies 4-vjeçare dhe thuhej se për shkak të vajzës së tyre, Lea De Seine, ata ruanin ende marrëdhënie të mira.

Por një veprim i fundit i supermodeles ngre dyshime se marrëdhënia mes tyre është përkeqësuar dhe këtë e tregon çanta që mban në dorë modelja.

Ditën e djeshme ajo është fotografuar në rrugët e New York-ut e veshur plot stil dhe vëmendjen më të madhe e ka tërhequr pikërisht ky detaj.

Modelja mban në dorë një çantë e cila është imitim i kopertinës së librit të famshëm të Dostoevsky, “Idioti”. Mediat e huaja e interpretojnë këtë si një gjest publik dedikuar ish-partnerit të saj.

Shkak për ndarjen e dy personazheve të njohur thuhet se është bërë Lady Gaga, pas bashkëpunimit me Bradley në filmin “A Star Is Born”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI