Flash

"Merrni përsipër përgjegjësitë", ambasadorja gjermane: Të sqarohen menjëherë akuzat referuar zgjedhjeve të shkuara

Lapsi.al 28 June 2019
"Merrni përsipër përgjegjësitë", ambasadorja

Teksa na ndajnë edhe dy ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Sussane Schütz, ka lëshuar një deklaratë për mediat ku u bën apel palëve politike të kontribuojnë në mënyrë aktive në pengimin e çdo forme dhune. “Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do  të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it.”- thekson Schütz.

Në përmbyllje të reagimit të saj, Schütz u ka bërë thirrje aktorëve politikë që të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për vendin, duke nënvizuar se akuzat e ngritura në kuadrin e zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 2017, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjencitë ligjzbatuese sipas legjislaciont në fuqi. “Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjensitë e zbatimit të ligjit sipas legjislaciont në fuqi.  Për sqarimin e çështjeve të së drejtës kushtetuese të mbetura pezull deri më tani rëndësi vendimtare ka  rivendosja e shpejtë në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese”- vëren ambasadorja gjermane.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI