Flash

Sot sërish protestë, çfarë po përgatit opozita

Lapsi.al 21 June 2019
Sot sërish protestë, çfarë po përgatit opozita

Opozita do të mblidhet sëriah sot pasdite në orën 20:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me të njëjtën kërkesë, largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Kjo e sotmja është protesta e 9-të kombëtare e opozitës, ndërsa “beteja” mes qeverisë, Presidentit dhe opozitës për zgjedhjet e 30 qershorit, vijon të jetë tejet e ndezur.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar dhe përsëritur për të disatën herë se nuk mund të ketë zgjedhje demokratike pa pjesëmarrjen e opozitës, ndërsa nuk ka munguar apeli i tij drejtuar të gjitha palëve, që të punojnë intensivisht për të tejkaluar ngërçin e krijuar.  Përgjimet e publikuara të gazetës gjermane “Bild” zbuluan biseda të ndryshme të zyrtarëve të Partisë Socialiste, mes tyre dhe kryeministri Edi Rama.  Në materialet audiopërgjuese ata shfaqeshin duke biseduar për pazare elektorale në Durrës dhe në Dibër, ndërsa nuk mungonin presionet dhe shantazhet ndaj votuesve.

Ky zhvillim i ri ka acaruar edhe më tej opozitën, e cila është shprehur se gazeta gjermane ka faktuar tashmë pretendime e denoncimet e saj se kryeministri, Edi Rama,  ka blerë zgjedhjet dhe ka bashkëpunuar me bandat. Drejtuesit e opozitës kanë deklaruar se protesta e sotme do të jetë paqësore.

Kryedemokrati, Lulzim Basha ftoi qytetarët që të dalin sot në shesh së bashku me familjet e tyre për të protestuar kundër keqqeverisjes së vendit.  Një ditë më parë, ambasada e Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Tiranë bëri thirrje për protestë paqësore, ndërsa theksoi se do të dalë në mbrojtje të procesit zgjedhor. Në tre ditët e fundit militantët e opozitës janë përplasur me Policinë e Shtetit në disa KZAZ, situatë kjo që u pasua edhe me arrestimin e disa qytetarëve, mes tyre zyrtarë të bashkive të djathta.

Të këshilluara

Çorovodë/ Proçedohen penalisht 40 persona

Plot 40 persona janë proceduar penalisht për shkak të përplasjeve të ditës së djeshme në ambjentet e KZAZ nr 64 tek Pallati i Kulturës Berat dhe në ambjentet e ...

10:58

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI