Flash

Detajet/ Rama në Shkodër me antiplumb, Tom Doshin dhe Ditmir Bushatin (FOTO)

Lapsi.al 20 June 2019
Detajet/ Rama në Shkodër me antiplumb, Tom Doshin dhe Ditmir Bushatin

Shkodra ka qenë në shtetrrethim për shkak se në qendër të saj do të zhvillohej një miting i kryeministrit Rama dhe në anën tjetër një protestë e opozitës. Këta të fundit janë përplasur me policinë e cila ka përdorur edhe gazin lotsjellës. Situata e tensionuar ka sjellë masa të shtuara edhe për kryeministrin Edi Rama.

Kreu i qeverisë është shoqëruar nga një numër i lartë të forcave të rendit, por edhe nga gardistë, të cilët ishin prezent në të gjithë perimetrin e aktivitetit. Një pjesë e tyre ishte e veshur civilë për të kontrolluar turmat nga brenda.

Në rrjet qarkullon një foto e njërit nga badiguardët mban në dorë një çantë anti-plumb (foto lart). Ra në sy që Rama në këtë miting veç Ditmir Bushatit dhe socialistëve shoqërohej edhe nga deputeti i PSD-së, Tom Doshi. ©LAPSI.al

Rama-mberrin-shkoder0masa

Rama-mberrin-shkoder0masa1

Rama-mberrin-shkoder0masa111

Rama-mberrin-shkoder0masa11

 

Të këshilluara

Çorovodë/ Proçedohen penalisht 40 persona

Plot 40 persona janë proceduar penalisht për shkak të përplasjeve të ditës së djeshme në ambjentet e KZAZ nr 64 tek Pallati i Kulturës Berat dhe në ambjentet e ...

10:58

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI