Flash

(VIDEO) Si festonte Rama në Dibër me vjedhësit e votave

Lapsi.al 20 June 2019
(VIDEO) Si festonte Rama në Dibër me vjedhësit e votave

Edi Rama nuk do të vononte të rikthehej në Dibër pas fitores së kandidatit të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale dhe nuk do të ngurronte të shprehej se akuzat për blerje votash që artikuloheshin nga opozit fyenin qytetarët.

[video width="1596" height="840" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/ice_video_20190620-085719.mp4"][/video]

Siç duket në videon më sipër, në radhë të parë të spektatorëve gjatë fjalës së kryeministrit është edhe Arben Keshi, drejtori i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt, që u provua nga një seri përgjimesh të Bild se ishte truri komandues i operacionit të vjedhjes së votave në Dibër.

E ndërsa vetë Edi Rama komunikonte me Keshin duke e pyetur nëse ishin përmbushur objektivat dhe ky i fundit ndiqte hap pas hapi blerjet e votave si dhe kërcënimet për të votuar për kandidatin e PS-së, Muharrem Rama, kryeministri do të shkonte dy ditë më pas në Dibër për tu tallur me qytetarët atje.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

10 përgjimet e BILD/ Dëgjoni ç’bënë në Dibër, Gjiknuri, Tahiri, Qefalia, Ymer Lala… 

E plotë/ 16 përgjimet të komentuara nga Bild 

Siç provuan përgjimet, fitorja artificiale e PS-së ishte karakterizuar nga format e dënueshme të krimit elektoral, blerje votash, mbledhje kartash identiteti e kërcënime. Por, vetëm dy ditë pas zgjedhjeve, Rama do të shkonte në Dibër dhe pasi jo vetëm do ti gënjente dibranët në sy se asgjë nga këto nuk kishte ndodhur, do t'i 'ulte' dhe trurin komandues të vjedhjes së votave në rresht të parë. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI