Flash

(VIDEO) Përleshje në Berat, FNSH zbarkon pranë KZAZ 64

Lapsi.al 19 June 2019
(VIDEO) Përleshje në Berat, FNSH zbarkon pranë KZAZ 64

Tension ka pasur edhe në Berat, konkretisht në KZAZ Nr.64 në këtë qytet, pas kërkesës së kryetarit të bashkisë për lirimin e ambjenteve në zbatim të dekretit të presidentit të Republikës.

Policia e Beratit, e cila ka formuar kordon pranë KZAZ, po pengon përfaqësues e mbështetës të opozitës të hyjnë në ambjentet e KZAZ –së.

Përplasje janë shënuar ndërsa mbështetës të opozitës kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë për të hyrë brenda ambjenteve të KZAZ nr. 64, e cila ndodhet brenda ambjenteve të Pallatit të Kulturës në Berat. Në krye të protestuesve është i derguari i kryesisë së PD-së për Qarkun e Beratit dhe njëkohëshisht anëtar i kryesisë së PDsë, Eno Bozdo. Në mbështetje të forcave të Rendit, në Berat kanë zbarkuar edhe punonjës të FNSH.

[video width="720" height="406" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/WhatsApp-Video-2019-06-19-at-12.31.25-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI