Flash

"Nuk ka hapje negociatash këtë verë", Hahn: Franca, Gjermania dhe Danimarka janë skeptike për Shqipërinë

Lapsi.al 18 June 2019
"Nuk ka hapje negociatash këtë verë", Hahn: Franca,

Komisionieri për politikën e Zgjerimit dhe të Fqinjësisë së Mirë të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka deklaruar se negociatat e anëtarësimit për dy vendet me statusin kandidat, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nuk do të hapen këtë verë.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Bruksel pas mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjitshme, që përbëhet nga ministrat e Jashtëm të 28 vendeve anëtare të BE-së, Hahn vuri në dukje se disa shtete, në veçanti Gjermania, Franca dhe Danimarka, nuk janë të gatshme për çeljen e bisedimeve. “Zgjerimi është çështje strategjike e BE. Është bërë progres, por nuk jemi akoma aty ku duhet. Franca, Gjermania dhe Danimarka janë skeptike për Shqipërinë. Tre vendet kërkojnë shtyrje të vendimit. Gjermania do më shumë kohë për vendimin."- tha Hahn.

Hahn theksoi se për arsye se vendet anëtare kërkojnë më shumë kohë dhe rezultate në kriteret kyçe, Këshilli mund të marrë një vendim përfundimtar në tetor.

"Nuk është marrë ende një vendim lidhur me hapjen e negociatave, të paktën për këtë verë, kërkohet më shumë kohë nga vendet anëtare. Shpresoj që këtë vit të kemi rezultatet, ndoshta edhe në tetor, është shumë e rëndësishme të tregohemi të drejtë. Shpresoj të kemi një vendim përfundimtar dhe vendimtar deri atëherë.- shpjegoi komisioneri.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI