Flash

Çorovodë/ Proçedohen penalisht 40 persona

Lapsi.al 20 June 2019
Çorovodë/ Proçedohen penalisht 40 persona

Plot 40 persona janë proceduar penalisht për shkak të përplasjeve të ditës së djeshme në ambjentet e KZAZ nr 64 tek Pallati i Kulturës Berat dhe në ambjentet e KZAZ nr 66, tek Pallati Kulturës Skrapar.

Pas veprimeve hetimore, identifikimin e personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia kanë referuar në gjendje të lirë 40 shtetas ku përfshihen zyrtarë të lartë të partive opozitare, drejtues të tyre në rrethe, punon jës të bashkisë dhe qytetarë të thjeshtë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjëshme”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrim prone”.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje më datë 19.06.2019, ku disa shtetas kanë tentuar të futen forcërisht në ambjentet e KZAZ nr 64 (tek Pallati i Kulturës Berat) dhe në ambjentet e KZAZ nr 66 (tek Pallati Kulturës Skrapar) Specialistët e Seksionit për Krimet pranë Komisariatit Berat dhe Skrapar pas veprimeve hetimore, identifikimin e personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia kanë referuar në gjendje të lirë 40 shtetas:

Konkretisht:

  • E.B, 34 vjeç, banues në Tiranë (Sekretar Organizativ i PD)
  • B.B, 35 vjeç, banues në Berat (N/Kryetar i Bashkisë Berat)
  • H.S, 50 vjeçe, banuese në Berat (N/Kryetare e Bashkisë Berat)
  • M.K, 32 vjeç, banues në Skrapar (Drejtor i Ndërmarjes së shërbimit publik)
  • K.Gj, 64 vjeç, (Shefi i Policisë Bashkiake Berat),
  • G.P, M.M, A.R, D.B, F.C, M.K, E.D punonjës të policisë Bashkiake Berat.
  • A.Z, A.G, J.M, A.Ç, A.I punonjës të policisë Bashkiake Skrapar.

Si dhe G.A, M.H, B.H, F.K, SH.M, K.E, E.Ç, M.V, R.Ç, S.Z, R.H, P.GJ, E.T, A.C, A.H, A.G, E.A, R.B, I.H, E.H, N.G, I.B, K.M, punonjës pranë këtyre bashkive dhe qytetarë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjëshme”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrim prone”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI