Flash

Zbythen Lleshi dhe Rama, e lirojnë "kriminelin" Sahit Dollapi

Lapsi.al 12 May 2019
Zbythen Lleshi dhe Rama, e lirojnë "kriminelin" Sahit Dollapi

Edi Rama dhe Sandër Lleshi janë tër hequr pas kërcënimeve per vazhdimin e protestës sot. Policia e ka lënë të lirë dhe është larguar nga spitali ushtarak, ku me qindra policë mbanin të rrethuar sekretarin organizativ të PD-së Seit Dollapin, pasi e masakruan live me shkopinjë gome.

Ky vendim taktik erdhi me sa duket pasi mbajtja e tij në arrest tërhiqte vëmendjen ndaj dhunës kafshërore të policisë e cila godiste një qytetar të pa mbrojtur dhe të pa armatosur.

Fillimisht propaganda qeveritare u mundua ta shfrynte ngjarjen sa duke nxjerrë pamje të Dollapit duke u përleshur me policinë, po aq dhe duke prodhuar shkrime se kështu i ndodh protestuesve në çdo vend perendimor. Por në fakt ajo nuk e fashiti dot përmasën e skandalit.

Zoti Dollapi kishte në dorë vetëm një celular kur u dhunua barnarisht edhe pse u prezantua tek policia si funksionar i lartë politik raportoi “Zëri i Amerikës”. Ish kryeministri Berisha i ka bërë të qartë kryeministrit Rama se shpagimi për këtë akt kriminal do të jetë personal.

Edi Rama nuk ka vonuar dhe ka terhequr policët nga spitali pa asnjë njoftim duke e lene të lirë Dollapin.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI