Flash

Protesta/ Kryeministria që tani e rrethuar me gardhe dhe policë(fotot)

Lapsi.al 11 May 2019
Protesta/ Kryeministria që tani e rrethuar me gardhe dhe policë(fotot)

Një gardh i madh metalik ka rrethuar të gjithë kryeministrinë me rastin e protestës që do të zhvillohet sot para saj nga ora 18 30 deri në ora 2400. Po ashtu reporteri i Lapsi.al që i ra rreth e përqark godinës së qeverisë vërejti se hyrja përball Rognerit nga futet kryeministri me makinë është përforcuar me një derë të madhe të blinduar, Kjo do të thotë se tashmë selia e qëndrore e pushtetit e ka pezulluar funksionimin e saj dhe është barrikaduar në pritje të protestës.

Edhe rruga që përshkruan segmentin nga Televizioni deri tek ETC është bllokuar për makinat, njësoj si bulevardi përpara kryeministrisë ku policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë, për të filmuar çdo person qe ushtron dhunë.

Reth 1500 policisë të paisur me kundragazë dhe të përforcuar nga botet ujëhedhëse do te jenë të gatshëm që bashkë me zyrat e Ramës të mbrojnë edhe kuvendin e  Shqiperise, nisur nga precedentet e mëparshem, kur protestuesit i janë drejtuar edhe Parlamentit.

Duke parandjerë tensionin e madh që paramendohet sot rama ka venë zëvendësin e tij shtatshkurtër, Erion Braçe të kërcënojën me forcën e ligjit ata që e shkelin atë. Ndërsa kryeministri ka pohuar gjatë gjithë periudhës së fundi se nuk ka të marrë që të bëjnë burg në emër tëe Lulit, Braçe ka daklaruar ndryshe: "E di qe ka qorre e shurdhe qe e perqeshin kete, mbeshtetur fort te sistemi i pandeshkueshmerise hem kur vjedh e hem kur vret!

Por ka nje dite, nje dite,

kur ligji eshte mbi te gjithe dhe i barabarte per secilin.

Ku eshte fundi qe duhet te mendoje gjithkush, si ta doni, politikisht apo ligjerisht" ka shkruar ai në Facebook!

Ndërsa Lulzim basha po bën përpjekjen  fundit për të thirrur sa më shumë pjesmarrës:  “Kjo betejë për jetë a vdekje nuk bëhet për pushtetin e Lulzim Bashës. E gjithë Shqipëria dhe Europa e di se ne jemi sot maxhoranca e re morale e politike e Shqipërisë" ka daklaruar ai para mitingut.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Bursa studimi për talentet e teknologjisë

E ardhmja është emocionuese, por e tashmja ka nevojë për një shtysë. Ke zgjedhur destinacionin, por udhëtimi për të mbërritur aty është i gjatë. Je i vetdijshëm...

13:18

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI