Flash

FBI në proces hetimi 850 raste për terrorizëm të brendshëm

Lapsi.al 9 May 2019
FBI në proces hetimi 850 raste për terrorizëm të

Byroja Federale e Hetimit ka në proces hetimi 850 raste për terrorizëm të brendshëm, njoftoi një zyrtar i lartë i FBI-së. Rreth gjysma e 850 e hetimeve përfshijnë aktorë kundër-qeverisë, kundër-autoriteteve, i tha ndihmës drejtori kundër terrorizmin në FBI Michael McGarrity komisionit për Sigurinë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve.

 Dyzet për qind të tjerë janë ekstremistë që nxiten prej ndarjeve racore tha ai. “Brenda kësaj përqindjeje pjesa dërmuese janë ekstremistë që motivohen nga raca dhe që mbështesin superioritetin e racës së bardhë”.

Zoti McGarrity tha se interneti dhe mediat sociale kanë nxitur rritjen kohët e fundit të kërcënimit që vjen nga ekstremistët e brendshëm, që siç tha ai zhvillohen në mënyrë të ngjashme me kërcënimet që vijnë nga ekstremistët islamikë vendas, të cilët FBI-ja i cilëson si ekstremistë të dhunshëm “të rritur në vend”.

“Ajo që po shohim është shpejtësia me të cilën subjektet tona po rriten si kurrë më parë”, tha ai.

Këta individë mund të shkojnë në internet dhe të gjejnë lehtësisht përmbajtje që përputhen me ideologjinë e tyre specifike, pa qenë nevoja të udhëtojnë apo të takohen me të tjerë personalisht, tha ai. Kjo u mundëson atyre “të radikalizohen mjaft shpejt dhe pastaj të mobilizohen shpejt në akte dhune”, tha zoti McGarrity.

Seanca dëgjimore vjen në një kohë kur vdekjet nga sulmet e brendshme ekstremiste kanë njohur rritje në vitet e fundit, duke tejkaluar ato si pasojë e sulmeve me frymëzim fetar.

Vëmendja është përqendruar sidomos tek nacionalistët e bardhë që bashkojnë ndjenjat kundër emigrantëve me ato kundër afrikano-amerikanëve si dhe ndjenjat antisemite.

Muajin e kaluar një adoleshent i armatosur, i cili kishte postuar në internet një manifest të mbushur me urrejtje, hapi zjarr në një sinagogë në Poway të Kalifornisë, duke lënë një grua të vrarë dhe tre të tjerë të plagosur, mes tyre një rabin.

Ngjarja ndodhi gjashtë muaj pasi një person me bindje antisemite dhe pro nacionalistëve të bardhë vrau 11 persona dhe plagosi gjashtë të tjerë në një sinagogë në Pitsburg. /VOA/

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI