Flash

Akrobati i OSBE me dy deklarata. E dredh për 10 minuta

Lapsi.al 12 May 2019
Akrobati i OSBE me dy deklarata. E dredh për 10 minuta

Zyra e OSBE në Tiranë ka bërë një nga deklaratat më të ashpra dhe të njëanshme që janë artikuluar ndonjë herë duke marrë rolin e gjykatës dhe duke dënuar liderët e opozitës dhe duke u treguar atyre përgjegjësinë politike për dhunën kriminale.

"Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë.”

Por pa kaluar as disa minuta pasi Basha denoncoi deklaratat e blera me paratë e drogës dhe ndoshta pas përçapjeve të opozitës në Vjenë për këtë skandal akrobati i OSBE bëri deklaratë tjetër: “Prezenca e OSBE-së e ka ndjekur protestën e sotme minutë pas minute. Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon” – thuhet në reagimin e OSBE.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Bursa studimi për talentet e teknologjisë

E ardhmja është emocionuese, por e tashmja ka nevojë për një shtysë. Ke zgjedhur destinacionin, por udhëtimi për të mbërritur aty është i gjatë. Je i vetdijshëm...

13:18

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI