Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Faktet/ Gazetarët dhe qytetarët e lënduar nga policia e LLeshit (foto)

Lapsi.al 15 April 2019
Faktet/ Gazetarët dhe qytetarët e lënduar nga policia e LLeshit

Gazetarë dhe qytetarë u plagosën ditën e shtunë në Tiranë, pas hedhjes së pamasë të gazit lotsjellës nga Policia e Shtetit per të shpërndarë protestuesit.

Eliza Gjediku, gazetare e Tema TV humbi ndjenjat nga sulmi me gaz gjatë kohës që ishte duke raportuar mbi protestën. Ky rast është thjesht një shembull tjetër i përpjekjes së qeverisë për të penguar raportimin e gazetarëve mbi protestën.

Fotografi Arben Dajçi u plagos në kokë nga një shkop hekuri. Ai tha se po fotografonte protestën në kohën kur u godit nga një polic me një shkop hekuri. Ai tha se goditja në kokë e kapi në befasi.

Dhjetra mijëra protestues u mblodhën në Bulevard, përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit e çanë kordonin e policisë dhe disa prej tyre u ngjitën tek shkallët e Kryeministrisë, duke bërtitur dhe duke hedhur fishekzjarre. Një kuti me bojë u hodh në muret e godinës, dhe pavarësisht ndonjë mosbindje të vogël civile, protesta ishte e qetë.

Më pas protestuesit u drejtuan nga Parlamenti, ku vazhduan të hidhnin fishekzjarre dhe tymuese. Policia iu përgjigj turmës duke hedhur gaz lotsjellës drejt tyre. Në videon më poshtë, shikohet se si bombolat e gazit hidhen direkt drejt qytetarëve me një shpejtësi të atillë sa mund të shkaktojë dëmtime të rënda tek to.

Gazi lotsjellës, i cili klasifikohet si armë kimike e ndaluar në zonat e luftës, është përdorur rregullisht nga policia shqiptare kundrejt qytetarëve. Pa asnjë dallim apo konsideratë për gazetarët, policët, apo turmën, bombolat e gazit janë hedhur duke plagosur shumë qytetarë.

Në protestën e fundit më 16 mars, nga përdorimi i gazit lotsjellës nga policia u plagosën gra, fëmijë dhe të moshuar.

Pas protestës, Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i përfshirë në disa akuza për korrupsion dhe për lidhje me banda kriminale, shkroi në Twitter se “politikanët e korruptuar” po bënin konspiracion për të dëmtuar integrimin e Shqipërisë në BE.

“Çfarë koincidence sot?Në të njejtën orë 18:00 janë organizuar në Tiranë, Beograd, dhe Mal të Zi. Në Shqipëri është e qartë se protestat janë organizuar nga disa politikanë të korruptuar kundër Reformës në Drejtësi, në përpjekje për të dëmtuar integrimin e Shqipërisë në BE.”

Kjo pavarësisht faktit se qeveria e tij është e akuzar për vjedhje votash, korrupsion, lidhje me organizatat kriminale, trafik droge, pastrim parash, shkelje të lirisë së shprehjes, dhe rritjen e qeverisjes autoritare.

Madje tani, Policia ka filluar të përdori gazlotsjellë edhe për të nxjerrë në mënyrë të paligjshme qytetarët nga shtëpitë e tyre. Këtë jave, policia hodhi gaz rreth orës 6 të mëngjesit kundër banorëve të cilët po mbronin shtëpitë e tyre nga prishja e paligjshme për t’i hapur rrugë ndërtimit të Bulevardit të Ri. Tre persona u shtuan në spital.

Një makinë u dogj në fund të protestës. Një makinë Fiat e parkuar në zonën e protestës, në të cilën ishte e ndaluar të parkoje makinën u dogj nga një individ i vetëm i maskuar. Jo vetëm kaq, por makina u zbulua se kishte një targë fallse duke ngritur dyshime se ajo ishte vendosur aty nga vetë policia. Disa portale thanë se sipas burimeve të tyre, makina i përkiste shërbimeve sekrete dhe u dogj në mënyrë të qëllimtë për të justifiuar pëdorimin e gazit lotsjellës. Protesta u mbyll pak pas këtij aksidenti, pas rreth katër orësh aksion civil. /Alice Elizabeth Taylor, exit.al/

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI