Flash

Basha mesazh të fortë Metës për Teatrin: Dekretimi një grusht shteti, luftë civile nëse ndodh

Lapsi.al 27 July 2018
Basha mesazh të fortë Metës për Teatrin: Dekretimi një

Pas peticionit të artistëve dërguar presidentin Meta për ndërtimin e Teatrit të ri kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët tha se ndjen neveri për peticionin në fjalë si dhe për faktin që Rama arriti t’i mashtronte artistët.

Basha është treguar tejet i ashpër në reagimin e tij aq sa ka thënë se kemi të bëjmë me një grusht shteti dhe se parlamenti po kthehet në stilin hitlerin. Basha shtoi se nëse kalohet kjo vijë e kuqe atëherë do të kemi luftë civile.

Nëse ky ligj dekretohet në heshtje ose jo, nuk kemi të bëjmë me gjë tjetër përveçse pjesëmarrje në grusht shteti. E kam fjalën për çdo instancë që bëhet pjesë e kthimit të parlamentit në një Rajshtag të stilit hitlerian e merr pushtete që nuk ia jep Kushtetuta. Nëse kjo vijë e kuqe shkelet ne jemi de fakto në gjendje lufte civile”, -tha Basha.

Teksa nuk kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama, tha se i gjithë qëllimi i qeverisë ka të bëjë sipas tij me aferën prej 200 milionë euro për ndërtimin e 6 kullave.

Mashtrimi që iu është bërë artistëve për teatrin e ri është mashtrim total, pasi afera ka të bëjë me ndërtimin e kullave. Në këto 5 vite Edi Rama ka shpenzuar për perde dhe për kolltuqe, sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtar. Pasi këto i ka shpenzuar për gjërat e luksit. Kur para se qeveria dhe bashkia të zbatoheshin nga Rama dhe velina e tij në Bashki, ekzistonte Bulevardi i ri, dhe jo që ti merrte Sadri Abazi dhe Hakmarrja për Drejtësi dhe bandat e tjera. Por do kishte një shesh dhe të artit dhe kulturës. Pra mundësitë eksitonin. Siç është edhe piramida, që është jashtë funksionit. Teatri nuk ndërtohet duke shkatërruar një pjesë të Tiranës. Kur lexova të ashtuquajturin peticion ndjeva neveri që Rama ia ka dalë të mashtroj artistët. Tirana tashmë quhet Ti-Rama”, - tha Basha.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI